Kryediplomatja sllovene sot në Kosovë, pritet nga Osmani dhe Konjufca

schedule10:12 - 16 Janar, 2023

schedule 10:12 - 16 Janar, 2023

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja për Punë të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë.

Ajo fillimisht do të pritet në takim nga presidentja Vjosa Osmani, e më pas nga kryeparlamentari Konjufca.

Takimi Osmani-Fajon është paralajmëruar të ndodhë në ora 11:00, ndërsa ai me Konjufcën nga ora 13:40.

“Në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon”, ka njoftuar zyra e Presidentes.

Pas takimit me Osmanin, kryediplomatja sllovene do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon. Takimi mbahet në orën 13:40”, thuhej në njoftim./abcnews.al