Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu ka nxjerrë analizat e tamponit të koronavirusit për t’u treguar sikur thotë ai, miqve, shokëve, por edhe ish-kryeministrit Sali Berisha që ka rezultuar negativ edhe në testin e tretë që ka bërë.
“Njoftim: Miqeve, shokeve dhe Saliut, bashke me sorrogatot e tij digital qe edhe tamponi i trete sot rezultoi negativ” shkruan ai.
Por në dokumentin që tregon se ka rezultuar negativ, Ndreu, zyrtar i lartë i pushtetit vendor ka zbuluar edhe një shkelje. Për të kryer tamponët për të mësuar nëse je i infektuar apo jo me covid në Shqipëri përpos laboratorit shtetëror në ISHP janë edhe dy laboratorë privatë Spitali Amerikan dhe Intermedica.
Por kryebashkiaku, analizën e ka bërë në klinikën e mjekut Pëllumb Pipero, e cila nuk është e licencuar për të kryer analizat për COVID-in. Për të vërtetuar këtë mjafton firma e mjekut infeksionist në fund të dokumentit që e kap në shkelje. d.b/abcnews.al