Kryebashkiaku i zgjedhur u rrëmbye, në qytetin ukrainas vendoset një grua e kontrolluar nga rusët

schedule23:36 - 12 Mars, 2022

schedule 23:36 - 12 Mars, 2022

Administrata rajonale e Zaporozhye-së ka njoftuar sot se një kryebashkiake e re është vendosur në qytetin ukrainas Melitopol, i cili është nën kontrollin ushtarak rus, pasi kryetari i zgjedhur u rrëmbye.

Ivan Fedorov, kryebashkiaku i zgjedhur i Melitopolit, u rrëmbye nga njerëz të armatosur të premten ndërsa akuzohet për vepra terrorizmi nga zyra e prokurorit për rajonin separatist të Luhanskut të mbështetur nga Rusia.

Kryebashkiakia e sapovendosur është Galina Danilchenko, ish-anëtare e këshillit të qytetit, sipas një deklarate në faqen e internetit të administratës rajonale të Zaporozhye-s. Danilchenko, e cila nuk u zgjodh nga populli, u prezantua si ushtruese e detyrës së kryetarit të bashkisë në TV lokal, thuhet në deklaratë.

Në deklaratën e saj televizive, e cila u postua nga administrata në Telegram, Danilchenko tha se “detyra e saj kryesore është të marrë të gjitha hapat e nevojshëm për ta kthyer qytetin në normalitet”. /abcnews.al/