Kryebashkiaku i Nju Jorkut akuzohet për sulm seksual

schedule11:59 - 19 Mars, 2024

schedule 11:59 - 19 Mars, 2024

Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams po përballet me akuza tronditëse për sulm seksual nga një ish kolege, e cila tha se kërkonte seks oral në këmbim të ndihmës së tij për një çështje pune.

Gruaja, e cila punonte me Adams ngriti padinë duke e akuzuar kryebashkiakun për sulm seksual, diskriminim gjinor, hakmarrje dhe ngacmim seksual.

Në padinë e ngritur në gjykatën e Nju Jorkut, Lorna Beach-Matura pretendoi se Adams e ngacmoi atë në makinën e tij të parkuar pranë lumit Hudson pasi ai i premtoi asaj se do ta çonte në shtëpi për të diskutuar problemet e saj në punë.

Ajo i besoi atij dhe kërkoi i kërkoi ndihmë për shkak të pozitës së tij si drejtues në policinë e Nju Jorkut.

Megan Goddard, avokatja e gruas, e cila jeton në Florida, refuzoi një kërkesë për një intervistë, por tha se ajo e dinte se ngritja e kësaj padie do t’i shkaktonte sfida të rëndësishme personale, por e bëri këtë megjithatë, sepse beson se abuzuesit seksualë duhet të të mbajnë përgjegjës, pavarësisht se kush janë ata.

Gruaja përveç gjyqit kërkon miliona dollarë dëmshpërblim.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!