Kryetari i bashkisë së qytetit ukrainas të Mariupolit, Vadym Boychenko, dënuar Rusinë për “luftën e saj cinike dhe shkatërruese kundër njerëzimit”.
Boychenko foli për “dy ditë ferri” pas bombardimit të një materniteti të mërkurën, në të cilin vdiqën të paktën tre persona, duke përfshirë një fëmijë.
“Sot ata bombarduan në mënyrë cinike Shërbimin Shtetëror të Mariupolit për Emergjencat”, tha ai në videon që tregonte dëmtimet e mëdha të ndërtesës. “Çdo 30 minuta, Mariupoli pushtohej nga aviacioni rus që qëllonte në ndërtesa civile duke vrarë civilë – të moshuar, gra dhe fëmijë. Është gjenocid që u krijua nga ushtria ruse me Putinin”, tha Boychenko.
Kryebashkiaku tha gjithashtu se ekziston “niveli më i lartë i cinizmit” rreth korridoreve të evakuimit për të kaluar civilët dhe ndihmat humanitare.
“Ata në mënyrë cinike mbajnë peng 400,000 qytetarë të Mariupolit që presin dhe shpresojnë që të hapet një korridor humanitar”, tha ai. /Abcnews.al/