Kryebashkiaku i Librazhdit: Të shmangen lëvizjet e panevojshme

schedule17:08 - 14 Shkurt, 2021

schedule 17:08 - 14 Shkurt, 2021

Kryebashkiaku i Librazhdit Kastriot Gurra thotë se po punohet për normalizimin e situatës në këtë zonë. Ai deklaroi për ABC se Brenda kësaj pasdite të gjitha rrugët do të jenë aksesueshme si do të riparohet problem I furnizimit me energji elektrike.

“Nga pasditja e djeshme dhe sot vazhdojmë operacionin për të hapur rrugët që janë të bllokuara kryesisht prej një sasie të madhe të dëborës por edhe kushteve atmosferike që temperaturat  u ulën. Brenda kësaj pasdite shpresoj që të gjithë rrugët të jenë të aksesueshme. Të shmanget çdo lëvizje që nuk është e domosdoshme.

 Dhe për çdo emergjencë të telefonohet në numrin 127. Administrata e Bashkisë së Librazhd është në dispozicion. Kemi pasur edhe disa ndërprerje elektrike. Brenda pasdites dhe këtë mbrëmje fshatrat që kanë hasur problem të furnizohen sërish me energji elektrike”, u shpreh Gurra./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!