Kryebashkiaku i Kievit: Rusia mund të përdorë armë kimike në Ukrainë

schedule15:56 - 13 Mars, 2022

schedule 15:56 - 13 Mars, 2022

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko deklaroi të dielën se ai është i shqetësuar për mundësinë e përdorimit të armëve kimike ose biologjike nga Rusia në Ukrainë.

Ai theksoi se në Ukrainë po vdesin çdo ditë fëmijë dhe civilë, duke shtuar se forcat ruse po luftojnë kkundër gjithë popullit ukrainas.

“Po, sigurisht, ne jemi të shqetësuar. Tani për tani, ne shohim mijëra civilë dhe gjithashtu fëmijë të vdesin. Kjo luftë është kundër të gjithë popullsisë ukrainase. Është kjo sfidë për të gjithë luftën”, u shpreh Klitchko.

Ndërsa SHBA deri tani nuk ka paraqitur asnjë provë se Rusia ka në plan të përdorë armë kimike në Ukrainë, Shtëpia e Bardhë, veçanërisht sekretarja e shtypit Jen Psaki, ka paralajmëruar se armët mund të përdoren në konflikt.

Të premten, presidenti Joe Biden i tha CNN se Rusia do të paguajë një “çmim të rëndë” nëse ata përdorin armë kimike në Ukrainë, një paralajmërim që erdhi pasi ai njoftoi lëvizje të mëtejshme ekonomike kundër Rusisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!