Kryebashkiaku i Kharkiv: Po bombardohemi nga rusët, por nuk e lëshojmë qytetin

schedule18:44 - 2 Mars, 2022

schedule 18:44 - 2 Mars, 2022

Kryebashkiaki i Kharkivit, Igor Terekhov, ka deklaruar se situata është e rëndë dhe bombardimet ruse po vijojnë në çdo cep të qytetit.

Ai deklaroi për CNN, raporton Abcnews.al, se bombardimet ruse po i shkaktojnë viktima të rënda popullatës civile, ndërsa shtoi se qyteti nuk do të bjerë në duart e forcave pushtuese të Vladimir Putinit.

Terekhov deklaroi se trupat ruse po granatojnë dhe gjuajnë raketa në zonat e  banuara dhe shton se ai ka marrë raporte se forcat e Moskës kanë shpërthyer një të ashtuquajtur “bombë vakum” në qytet.

“Ata [Rusia] hodhën kundër Kharkiv të gjitha forcat e imagjinueshme dhe një numër kolosal tankesh po i afrohen Kharkiv. Trupat ukrainase janë të angazhuara në beteja me ato që ai i quan “grupe diversante” dhe po i bën thirrje botës së jashtme “të bëjë gjithçka që është e mundur për të ndaluar agresorin”, u shpreh kryebashkiaku i Kharkivit

Terekhov thotë se qytetarët e Kharkiv mbeten sfidues, duke shtuar se nuk ka pasur raportime për viktima në vendstrehimet e bombave të qyteti.

“Qyteti i Kharkivit do të mbajë dhe sot Kharkiv është i bashkuar si kurrë më parë. Gjendja në qytet është serioze dhe të gjithë janë të përqendruar, por qyteti është i bashkuar dhe do të qëndrojë i palëkundur,” thotë ai./Ancnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!