Kryebashkiaku i kafshoi medaljen e artë sportistes japoneze, Komiteti Olimpik merr vendimin

schedule15:42 - 12 Gusht, 2021

schedule 15:42 - 12 Gusht, 2021

Një sportiste të lojërave olimpike i është dhënë një medalje e re e artë, pasi të parën ia kafshoi kryebashkiaku i qytetit të saj.

Sipas BBC, Takashi Kawamura, kryebashkiak i qytetit japonez Nagoya është akuzuar se ka injoruar kufizimet kundër COVID-19 dhe po ashtu për mungesë respekti ndaj sportistes Miu Goto. Pasi ai uli maskën dhe kafshoi medaljen e fituar në softball nga sportistja.

Kryebashkiaku 72-vjeçar kërkoi falje për veprimet, ndërsa te autoritetet e qytetit erdhën mbi 7000 ankesa.

Organizatorët e “Tokio 2020” kanë treguar se janë pajtuar me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe sportisten Goto për zëvendësimin e medaljes. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar do t’i paguajë shpenzimet./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!