Kryebashkiaku i Gjirokastrës: Berisha-Meta nuk bënë asgjë për qytetin, shumë demokratë po na bashkohen

schedule11:39 - 25 Prill, 2023

schedule 11:39 - 25 Prill, 2023

Kryebashkiaku socialist i Gjirokastrës, i cili kandidon më 14 maj për një mandat të dytë, Flamur Golemi deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk bënë asgjë për qytetin, ndaj dhe nuk sheh arsye se përse demokratët dhe qytetarët duhet t’i votojnë më 14 maj.

Në një intervistë për ABC News, Golemi u shpreh se shumë demokratë po i bashkohen Partisë Socialiste në Gjirokastër.

“Përsa i përket rivbalit tim formal, nuk dua të zgjatem. Por për kandidatin dhe rivalët realë, “non gratën”, edhe dyshen Berisha-Meta, nuk e di se për çfarë arsye do të votonin gjirokastritët këtë dyshe, pra, çfarë i kanë sjellë Gjirokastrës, çfarë i kanë bërë Gjirokastrës në kohën e tyre më të mirë. Gjirokastritët janë të qartë. Unë nuk jam këtu si një mjek, jam këtu si përfaqësues i Partisë Socialiste dhe Edi Ramës. Këto punë që janë bërë në Gjirokastër, kjo mbështetje që ka pasur Gjirokastra në këtë mandat, patjetër që është meritë e Partisë Socialiste dhe qeverisë Rama.

Ka kohë që nuk është lajm besoj, largimi i demokratëve me dy pare mend në kokë, jo thjesht në Gjirokastër, por edhe në bashkitë e tjera. Magripi pati kurajon për t’u bashkuar projektit për Gjirokastrën tonë. Në fakt, flet puna vetë, edhe Magripi, edhe shumë demokratë të ndershëm po na bashkohen, për të vazhduar rrugëtimin për ta çuar Gjirokastrën vetëm përpara, kurrë më mbrapa”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!