Kryebashkiakja e zgjedhur në Chicago, afro-amerikane dhe homoseksuale

schedule12:20 - 3 Prill, 2019

schedule 12:20 - 3 Prill, 2019

Kryebashkiakja e re e Chicagos është një afro- amerikane dhe homoseksuale e deklaruar. Lori Lajtfut ka mundur rivalen e saj, edhe ajo afro-amerikane, duke marrë 74 për qind të votave.

Chicago ka zgjedhur gruan e parë afro-amerikane dhe homoseksuale të deklaruar si Kryebashkiake. Lori Lajtfut, në balotazh, fitoi ndaj rivales Toni Prekuinkëll, edhe ajo afro-amerikane. Rezultati në çdo rast do të kishte qenë historike. Me 2/3 e votave të numëruara, Lajtfut ka marrë 74 %  të tyre.

Ajo është gruaja e parë Kryebashkiake e Chicagos që nga Xhejn Birn në vitin 1979 dhe njeriu i parë me ngjyrë që nga Harold Uashington në vitin 1983.

Kryebashkiakja e re do të marrë postin në muajin maj duke zëvendësuar Rahm Emanuel, ish kreun e kabinetit të presidentit Barak Obama, i cili në shtator të një viti më parë deklaroi se nuk do të kandidonte për një mandat të tretë për të drejtuar qytetin e erës.

Lajtfut do të marrë në dorëzim një qytet të mbytur nga një borxh pensioni prej 28 miliard dollarësh, një popullsi në rënie dhe një numër vrasjesh më të madh se ai në Nju Jork dhe Los Anxheles. 56 vjeçarja u prezantua në zgjedhje si një fytyrë e re, në gjendje për të sfiduar korrupsionin e qytetit duke i dhënë një goditje politikës vendore. Sipas saj deri tani qytetarët janë injoruar.

Me fitoren e saj Lajtfut bëhet një prej kryebashkiakëve homoseksualë të deklaruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me Pete Butigieg, kryebashkiaku i Sauth Bend, e tashmë dhe kandidat për në Shtëpinë e Bardhë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!