Krushku në administratën e Trump/ Emëron vjehrrin e vajzës këshilltar për çështjet arabe dhe Lindjen e Mesme

schedule15:01 - 2 Dhjetor, 2024

schedule 15:01 - 2 Dhjetor, 2024

Presidenti i zgjedhur Amerikan, Donald Trump njoftoi se ka emëruar biznesmenin libanez amerikan Massad Boulos në postin e këshilltarit të lartë për çështjet Arabe dhe të Lindjes së Mesme.

Boulos i cili është krushku i Trump, pasi djali I tij është I martuar me vajzën e tij Tiffany Trump u angazhua përgjatë fushatës presidenciale të republikanit në tkaime të vazhdueshme me udhëheqësit arabo-amerikan dhe ato myslimanë.

Kjo është hera e dytë që Trum zgjedh krushqit e tij për poste në administratën e tij pasi më herët njoftoi se babai I Jared Kushner do të jetë Ambasadori Amerikan në Francë.

Massad Boulos në angazhimin e tij në fushatën presidenciale të Trump tha se do të nxiste presidentin e zgjedhr që të shtonte mbështetjen për libanezët dhe komuniteti arabo amerikan në Shtetet e Bashkuara.

Ai mbështeti gjithashtu idenë që Trump të vijojë suportin për Izraelin në luftën kundër milicive të mbështetura Irani sic janë grupi Hezbollah në Liban si dhe grupi Hamas në Rripin e GAzës.

Babai dhe gjyshi i Massad Boulos kanë qenë figura politike në Liban dhe vjehrri i tij ishte një ndër financuesit kryesor ndaj Lëvizjes Patriotike të Lirë, një parti e krishtertë kjo e Lidhur me Hezbollah.

Boulos, një miliarder me lidhje të forta biznesi në Nigeri, lindi në Liban, por u transferua në Teksas kur ishte adoleshent  dhe me pas u diplomua per Drejtesi nga Universiteti I Hjustonit. Pasi u diplomua ai mori edhe nenshtetesine Amerikane. Fitorja e e Trump në Michigan erdhi pjesërisht për shkak të ndihmës së Boulos për të bindur disa nga 300,000 arabo-amerikanë dhe myslimanë në kete shtet qe te hiqnin dore nga mbeshtetja  qe kishin dhene ne vititn 2020 per Biden dhe te votonin Republikanin ne zgjedhjet presidenciale te nentorit. Komuniteti Arab dhe mysliman ne Michigan votuan  shumica per Trump ne keto zgjedhje per shkak te kundershtive qe kishin ndaj administrates Biden dhe mbeshtetjen qe demokratet i dhane Izraelit ne luften me shume se 1 vjecare.

Ne statusin e tij ne rrjetin Truth social, Trump shkroi se Massad Boulos eshte nje negociues I shkelqyer dhe nje mbeshtetes I palekundur I Paqes ne Lindjen e Mesme./abcnews.al