Policia e Krujës ka zbuluar dy ambiente të përshtatura për kultivimin e lëndëve narkotike, ku u gjetën 28 bimë kanabisi të mbjellë dhe 116 fidanë gati për t’u mbjellë.
Për pasojë është shpallur në kërkim një 24-vjeçar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.
“Komisariati i Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Territor i pastër”, ka vijuar kontrollet në terren.
Gjatë kontrolleve në fshatin Mafsheq u zbuluan 2 ambiente të përshtatura për kultivim, ku u gjetën 28 bimë cannabisi të mbjella dhe 116 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis, gati për t’u mbjellë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, u shpall në kërkim shtetasi 24 vjeç.”, thuhet në njoftmin e policisë.
/abcnews.al