Zbulohen 22 ambiente të përshtatura për kultivim të lëndëve narkotike në fshatin Mafsheq në njësinë administrative Cudhi në Krujë.
Gjatë kontrollit fizik nga policia u gjetën dhe asgjësuan 148 bimë kanabisi. Ndërkohë policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.
/abcnews.al