Dhe pse nuk ka shumë kohë që një aksion nën drejtimin e Ministrit të Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi shkatërroi shumë furra gëlqereje në Krujë dhe në Fushë Krujë ato sërish janë ndërtuar. Për këtë arsye kësaj here është IKMT që ka nisur një aksion të ri në Borizanë dhe në fshatin Halilaj. Në listë janë dhjetë furra për t’u prishur. Gjatë këtij aksioni nuk ka patur incidente dhe pronarët e tyre nuk kanë qenë prezentë. IKMT është mbështetur edhe nga forcat e policisë së rendit në Krujë. /ABC news Albania 24/7
Krujë, aksion për shembjen e furrave të gëlqeres
schedule13:25 - 23 Maj, 2019
schedule 13:25 - 23 Maj, 2019