Nuk mban mend të dhënat, policia e Krujës kërkon ndihmë për të gjetur familjarët e një 50 vjeçari

schedule09:25 - 4 Janar, 2025

schedule 09:25 - 4 Janar, 2025

Policia e Krujës kërkon ndihmë për të gjetur familjarët e një personi, rreth 50 vjeç, i cili ndodhet në ambientet e komisariatit. Ai deklaruar se quhet Vladimir por nuk mban mend të dhëna të tjera.

Pas apelit të policisë, burri iu bashkua familjarëve.

“Në ambientet e Stacionit të Policisë Fushë-Krujë, ndodhet një shtetas i cili deklaron se quhet Vladimir por nuk mban mend adresën e banimit apo të dhëna të tjera të tij.

Ky shtetas është i moshës rreth 50 vjeç, rreth 1.65 cm dhe mban të veshura xhup blu të errët dhe pantallona të zeza. Familjarët ose të njohurit e këtij shtetasi mund të paraqiten në ambientet e Stacionit Policor Fushë-Krujë.

Gjithashtu ftojmë qytetarët që mund të kenë dijeni për familjarët e tij të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.”, njofton policia./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!