Kroos: Shpresoj që Flick të mos më telefonojë për të më ndryshuar mendjen

schedule11:53 - 9 Shtator, 2021

schedule 11:53 - 9 Shtator, 2021

Pas Euro 2020, Toni Koos vendosi t’i thotë lamtumirë Kombëtares gjermane.

Gjithsesi kjo nuk mjaftoi që të marrë një telefonatë të gjatë nga trajneri Hansi Flick, i cili menjëherë pasi mori drejtimin e “panzerave’, telefonoi mesfushorin e Realit të Madridit dhe provoi disa herë t’i ndryshojë mendje, megjithatë nuk ia doli dot.

Vetë Kroos pranoi telefonatat me Flick dhe deklaroi se shpreson që në të ardhmen të bëjnë gjithmonë biseda miqësore bashkë e të mos flasin më për rikthimin e tij në përfaqësuesen gjermane.

“Me Flick kam folur disa herë në telefon, në lidhje me planet e mia, dëshirat dhe gjithçka, por vendimin e kam marrë tashmë dhe sigurisht që nuk do të bëj asnjë hap mbrapa. Shpresoj që puna e tij në përfaqësuese të shkojë mirë dhe të mos më telefonojë asnjëherë për të më ndryshuar mendjen. Natyrisht që mirëpres telefonatat miqësore, pasi gëzojmë respekt për njëri-tjetrin’, u shpreh Kroos. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!