Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos mund të pensionohet pas këtij sezoni.
Siç raporton As, 32-vjeçari refuzon të diskutojë me klubin për vazhdimin e kontratës që skadon në verë, shkruan abcnews.al.
Prandaj, Madridi pranon se gjermani planifikon t’i japë fund karrierës së tij sportive. Kroos dëshiron të largohet në kulmin e tij. Ai nuk dëshiron të performojë pas 34 vitesh. Për më tepër, Toni nuk dëshiron të ndërhyjë në zhvillimin e lojtarëve të rinj.
Në këtë drejtim, Real Madrid tashmë ka nisur kërkimet për një zëvendësues për mesfushorin. Një nga kandidatët është braziliani 21-vjeçar Gomez da Silva nga Flamengo. /G.D abcnews.al/