Kronika e një tragjedie të paralajmëruar: Publikohen dokumentet sekrete për atë që shkaktoi tragjedinë e Çernobil

schedule22:00 - 23 Maj, 2020

schedule 22:00 - 23 Maj, 2020

34 vjet më parë, në 26 prill të 1986-ës, reaktori numër 4 i qendrës bërthamore I Cernobil, rreth 100 kilometra në veri të kryeqytetit Kiev, shpërtheu gjatë një testi sigurie. Ishte incidenti më i madh që ka ndodhur ndonjëherë në një qendër bërthamore, i klasifikuar si katastrofik në nivelin 7 dhe dhjetë herë më i rëndë se ai i Fukushimës që do të ndodhte pas tërmetit dhe tsunamit në vitin 2011.

Në zonë jetonin 8 milion banorë, nga të cilët 2 milion ishin fëmijë. Shumë prej tyre nuk u vunë menjëherë në dijeni të asaj që kishte ndodhur. Nuk u anulua parada e 1 majit dhe me mijëra persona dolën në rrugët e Kievit, duke parakaluar me portretet e liderëve sovjetikë, kurora me lule dhe muzikë. Ndërkohë një re e hollë tymi shpërndante helm në qiejt e Europës. Do të kalonin ditë para se qeveria të tregonte se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë dhe t’i lejonte mediave që të hynin në zonë për të dokumentuar incidentin.

Reaktori u dogj për 10 ditë duke lëshuar në atmosferë element radioaktivë që ndotën ¾ e Europës. Autoritetet – në atë kohë Ukraina ishte një nga republikat sovjetike federale nën kontrollin e Moskës – u përpoqën të mbulonin incidentin. Duedia ishte e para që dha alarmin pasi shkencëtarët kishin zbuluar në 28 prill, një rritje të niveleve të rrezatimit. Në atë kohë sekretari i përgjithshëm i partisë komuniste të Bashkimit Sovjetik, Mikail Gorbaçov nuk dha asnjë deklaratë publike deri në 14 maj. Rreth 350 mijë persona që jetonin në një rreze prej 30 kilometrash nga impianti u evakuuan. Rreth 600 mijë qytetarë sovjetikë që morën pseudonimin “likujduesit” – pjesa më e madhe punonin në emergjencë dhe zyratrë shtetërorë – u dërguan me pak apo asnjë mjet mbrojtës për të ndihmuar në pastrimin e zonës si dhe për të ndërtuar një mburojë çimentojë mbi reaktorin e dëmtuar.

Dy vjet më pas populli ukrainas ende nuk e njihte të gjithë të vërtetën por nga publikimi i dokumenteve të reja vjen një konfirmim më shumë për dyshimin se Çernobil ishte një tragjedi e paralajmëruar

Letra e Sakarov në 1988-ën

“Shumë i vlerësuar Mikail Sergeviç! Jam i bindur se publiku jo vetëm është në gjendje, por është i detyruar të njohë të gjitha rrethanat e tragjedisë së Çernobil, në kundërshtim me hilet e censurës së departamenteve të ndryshme, me interesat dhe ambiciet e tyre. Pse komuniteti ndërkombëtar ka të drejtë të dijë më shumë për ngjarjet tona se sa vetë populli ynë? Dhe nëse fshehim emrat e përgjegjësve të katastrofës – të njëjtët që sot praktikojnë censurën – do të krijojmë një mbulim për komplikime të tjera të mundshme në projektet e së ardhmes dhe për ndërtimet e impianteve bërthamore. Me respektin më të madh, akademiku Andrej Sakarov”.

Kjo letër paralajmëruese e fizikanit të madh dhe fituesit të çmimit Nobel, dërguar Mikail Gorbaçov në 4 nëntor 1988, është një nga dokumentet sekrete mbi katastrofën bërthamore, që tashmë janë deklasifikuar dhe publikuar nga Arkivi amerikan për sigurinë kombëtare. Një sulm i pazakontë drejt liderit sovjetik që e kishte rehabilituar dy vjet më parë, që drejton akuzën kundër fshehjes masive dhe sistematike të informacioneve, që autoritetet sovjetike vijonin të aplikonin në një nga tragjeditë më të mëdha bërthamore të të gjitha kohërave.

Reaktorë të rrezikshëm

Por ka dhe më shumë, shumë më shumë. Një seri e parë letrash ishte bërë publike në muajin gusht të një viti më parë. Ishin letra që I përkisnin korrespondencës sovjetike, por dhe arkivave të KGB-së dhe CIA-s, nga të cilat rezulton se autoritetet sovjetike ishin në dijeni që nga korriku 1986, pra tre muaj pas tragjedisë, se reaktoi i Çernobil ishte i destinuar që të shkrihej. Me fjalë të tjera nuk ishin vetëm gabimet dhe paaftësia e teknikëve të impenjuar në impiant, që shkaktuan shpërthimin. E vërteta ishte se reaktori ishte konceptuar dhe projektuar në një mënyrë difektoze.

Dhe kjo duket qartë nga zbardhja e një diskutimi të 3 korrikut 1986, të drejtuar nga Gorbacov me atëherë ministrin e jashtëm Andrej Gromiko dhe kryeministrin Nikolaj Rizhkov. Një diskutim gjatë të cilit u prezantua raporti i komisionit të hetimit, nga kreu I këtij komisioni Boris Shkerbina, i cili pohonte qartë se jo vetëm shkeljet e rregullave kishin shkaktuar shpërthimin; por dhe fakti se këta reaktorë ishin të rrezikshëm që nga momenti i projektimit të tyre.

Një e vërtetë që del në të njëjtën linjë me faktin se dhe në vitet pasardhëse nga tragjedia, fshehja e informacioneve për përmasat e incidentit u ndërmor nga aparati moskovit me shumë këmbëngulje, pavarësisht rreziqeve të mëdha për shëndetin ndaj  të cilit ishin ekspozuar miliona persona…

Shkerbina rekomandoi bllokimin e ndërtimit të impianteve të rinj bërthamor të llojit të atij ukrainas që mbanin emrin e shokut Lenin:

“Shkeljet e mëdha të procedurave nuk janë shkaktuar nga ndonjë zhvillim i jashtëzakonshëm dhe i papritur. Gabimet e stafit u rënduan nga difektet në projektimin e reaktorit: ishin këto arsyet për të cilat procesi u zhvillua në incidentin më të madh të mundshëm dhe të menduar: më i madhi në historinë e industrisë dhe energjisë bërthamore.”

Dhe pyetjes së drejtpërdrejtë, në vazhdim të diskutimeve, ai tregon se në impiant kishin ndodhur 104 zjarre 5 vitet e fundit. Nga të cilët 34 ishi shkaktuar nga shkelje të rregullave. Ajo e Çernobil ishte një tragjedi e paralajmëruar dhe Kremlini e dinte këtë.

Likujduesit

Ishin punëtorët e ngarkuar për eliminimin e pasojave të incidentit në impiantin bërthamor të Çernobil: 600 mijë në periudhën 1986 – 1990. Thënë ndryshe 600 mijë persona të ekspozuar për vite të tëra ndaj rrezatimeve, me një dozë mesatare të rrezatimit që vetëm në vitin 1986 ishte 8 herë më e lartë se doza maksimale e pranueshme.

Në një letër dërguar komitetit qendror në tetor të 1986-ës nga një sanatorium në rajonin e Karkov, një grup likujduesish shkruante:

“Gjendja jonë shëndetësore nuk kontrollohet nga mjekët ekspertë për sëmundjet nga rrezatimet, dhe as parashikohen kontrolle të rregullta. Veshjet me të cilat kemi mbërritur në verë nuk janë të përshtatshme për sezonin e dimrit, dhe mundësia për të blerë veshje normale dimërore nuk ekziston pothuajse fare. Dhe nuk e dimë se cilat mund të jenë pasojat e sëmundjeve të shkaktuara nga i ftohti”.

Nuk ekzistojnë statistika të besueshme mbi vdekshmërinë e likujduesve, sipas asaj që shkruan Sarah Djun e Arkivit kombëtar, teksa prezantonte disa nga dokumentet sekrete. Sipas një studimi të 2005-ës së Kombeve të bashkuara, deri në 4 mijë vdekje mund të lidhen me likuijduesit dhe të evakuuarit.

Ndryshe nga ajo që ndoshta do të ketë ndodhur më parë, komiteti qendror, në një rezolutë të firmosur po nga Gorbaçov, pranonte se letra ishte dëshmi e një sjelljeje të papranueshme, të pamëshirshme dhe burokratike, ndaj atyre që kishin marrë përsipër pastrimin e tragjedisë së Çernobil. Por akoma në 2016-ën, ministria e shëndetësisë në Ukrainë pretendonte se cdo vit ndërrojnë jetë ende 20 mijë likujdues si pasojë e sëmundjeve që kanë lidhje me Çernobilin.

Një tragjedi në tre akte

Në fillim shpërthimi, më pas mbulimi dhe mitizimi i përmasave të katastrofës. Kjo ëshët ajo që ka ndodhur në Çernobil, por që nga diskutimet në komitetin qendror deri tek prezantimi I raportit të Skerbinës, lind një fenomen që në vitet paraardhëse të mbërritjes së Gorbaçov në kremlin do të ishte i pamendueshëm: si shkruan analistja e arkivit kombëtar amerikan Svetllana Savranskaia, “pavarësisht se diskutimi përmban dhe përpjekje për shmangien e përgjegjësive dhe gjetjen e rrugëve të arratisë, dokumenti tregon impaktin e politikës së Gorbaçov, me një numër të pazakonshëm mosmarrëveshjes dhe me vënien në diskutim të vetë lidershipit.

Ajo gjithashtu shton se ishin shenjat e para të një opozite të brendshme në Bashkimin Sovjetik, pikërisht në lidhje me kulturën e sekretit që po përfshinte të gjitha informacionet që I përkisnin tragjedisë së Çernobil.

Si ato për shembull, që shfaqen në një raport të komitetit të shtetit për hidrometereologjinë pas më pak se një viti nga shpërthimi, që pohon se nivelet e rrezatimeve kishin qëndruar Brenda niveleve të lejuara nga minsitria e shëndetësisë

Nga ana tjetër është CIA, e cila në një raport konfidencial në qershor të 1987-ës, këmbëngulte se ndërsa elementet anti bërthamore të opinionit publik do të zgjasnin vetëm një javë, pavarësisht katastrofës së një viti më parë, bashkimi sovjetik do të vazhdonte të zmadhonte programin bërthamor. Kjo duke injoruar të gjitha paralajmërimet e çmimit Nobel Andrej Sakarov. Jo një personazh dosido, por ai që deri në vitin 1953 kishte marrë pjesë në projektimin e bombave të para termo bërthamore të fabrikimit sovjetik.

Por sa viktima shkaktoi në të vërtetë tragjedia e Çernobil?

Studime të ndryshme japin shifra që variojnë nga 4 mijë deri në një milion. Numri i viktimave nuk do të dihet asnjëherë me saktësi.

Pasaktësia shkaktohet dhe nga pamundësia për të lidhur me rrezatimin vdekje që nuk ndodhin në mënyrë të qartë nga ekspozimi.

Rrezatimet janë një armik I padukshëm që vrasin më shumë persona për një periudhë të gjatë kohore gjatë së cilës izotopet qëndrojnë radioaktive në ambient.

Më pas ka dhe një mundësi ndotjeje jo të drejtpërdrejtë – ndotja e ushqimeve, ekspozimet afatgjata ndaj niveleve të ulëta të rrezatimeve në terren, apo ndotja e ujit dhe e ajrit.

Në fund është dhe elementi që e bën të pamundur llogaritjen e saktë dhe kur vendoset lidhja mes sëmundjes dhe rrezatimeve, nuk është e mundur që të përkthehet në siguri për shkak – pasojën.

Vdekjet jo për shkak të rrezatimeve janë ato të menjëhershme për shkak të djegieve apo dëmtimeve të organeve të brendshme, që konstatohen Brenda pak orësh apo ditësh. Në rastin e Çernobil, vdekjet e kësaj natyre ishin të pakta sepse nuk bëhej fjalë për shpërthim të një bombe atomike si në rastin e Hiroshimës dhe Nagasakit, ipmakti shkatërrues i të cilit dogji një pjesë të popullsisë në moment. Këtu bëhet fjalë për një ndotje radioaktive si pasojë e shpërthimit në ndërtesën e impiantit bërthamor.

E dhëna e parë që rezultoi shumë në pak dramatike se ajo që priste opinioni publik në lidhje me perceptimin shumë dramatik të tragjedisë, u publikua nga Chernobyl Forum, tryeza e promovuar nga Organizata e kombeve të bashkuara me shumë pjesëmarrës përfshirë dhe OBSH-në dhe Agjencinë për energjinë bërthamore.

Studimi zgjati me vite të tëra dhe raporti u publikua në vitin 2005: vdekjet që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me rrezatimet ishin më pak se 50, pjesa më e madhe në radhët e forcave të ndërhyrjes së shpejtë të cilët u ekspozuan ndaj dozave të larta të rrezatimeve.

Raporti vlerësonte dhe që 4 mijë persona të tjerë mund të kishin ndërruar jetë më vonë si pasojë e tumorit në tiroide.

Raporti thekson se problemi më i madh lidhej me shëndetin mendor me pasoja psikologjike të përhershme në popullsinë e evakuuar me detyrim; dhe si pasojë e prishjes së marrëdhënieve sociale, stresit, ankthit, frikës prej pasojave të mundshme në shëndet, depresionit, si dhe simptomave fizike nga sëmundje psikosomatike dhe nga stresi post traumatik.

Të dhënat e Organizatës botërore të shëndetësisë nuk përfshinin vdekjet e mundshme si pasojë e eksozimit ngaj niveleve të ulëta radioaktive në popullsitë që jetonin më larg zonës së tragjedisë.

Por studime të tjera tregojnë se vdekjet në Çernobil kanë qenë më të shumta duke lidhur me tragjedinë një mijë raste me tumor në tiroide dhe 4 mijë raste të tjera me kancer në Europë. Dhe janë pikërisht vdekjet si pasojë e kancerit në Europë, me një të katërtën e rasteve që lidhen nga reja radioaktive e Çernobil.

E vështirë është dhe llogaritja e ndryshimeve gjenetike sepse në nivel shkencor duhet që të skanohen me mijëra persona prej më shumë brezash për të zbuluar mutacionet e ADN-së që nga ora X, pra që nga momenti që nuk pati rrezatim..

Në një tjetër studim të 2006-ës, llogaritet se 40% e sipërfaqes së Europës u ndot nga Çernobil.

Në nëntor të 2009-ës, një studim i publikuar në faqen e akademisë së shkencave të Nju Jork, llogariste deri në 985 mijë viktima si pasojë e Çernobil, pjesa më e madhe e të cilëve në Rusi, Bjellorusi dhe Ukrainë, në periudhën 1986 – 2004. 57% e materialit radioaktiv përfundoi jashtë territorit të atëhershëm të Bashkimit Sovjetik. Si pasojë e erërave u spostuan në hemisferën veriore dhe në mënyrë të veçantë në Europë.

Insight nga Dorina Kurtaj/ abcnews.al   

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!