Një krokodil në Queensland të Australisë ka sulmuar dy të rinj.
Njëri prej tyre është në gjendje serioze, pasi pësoi lëndime në kokë, gjoks dhe krah, ndërsa tjetri u lëndua pasi u mundua ta ndihmonte mikun e vet.
20-vjeçari është kafshuar në kokë dhe trup dhe është në gjendje kritike por të qëndrueshme. Ndërsa 30-vjeçari pësoi lëndime në duar, pasi raportohet se e goditi krokodilin me thikë.
Forcat Mbrojtëse të Australisë konfirmuan se dy të rinjtë e janë ushtarë australianë. “Ata do të vazhdojnë të marrin kujdesin mjekësor nga spitalet locale dhe rajonale”, tha një zëdhënës ushtarak./abcnews.al