Kroatët në “sulm” kundra gjyqtarit Orasto: Penallti inekzistente, ai është një fatkeqësi

schedule13:47 - 14 Dhjetor, 2022

schedule 13:47 - 14 Dhjetor, 2022

Gjysmë-finalja e parë e “Katar 2022”, mes Argjentinës dhe Kroacisë dhuroi spektakël, ku Lionel Messi, i kombinuar me sulmuesin Julian Alvarez, gjetën 3 herë rrugën e rrjetës, duket e hedhur “knock-out”, Kroacinë që ëndërronte për 2 finale rradhazi në Kupën e Botës.

Megjithatë, ndeshja nuk ka përfunduar e qetë, me Kroatët që protestuan haptazi ndaj atij arbitrimi të Davide Orsatos, që sipas tyre ishte jokorrekt.

“Kaluam një kohë të mirë në fushë deri sa u dha penalltia, e cila nuk duhej dhënë për mua. Mos të harrojmë Alvarez që gjuan dhe godet portierin tonë. Zakonisht nuk flas për arbitrat, por sot është e pamundur të mos. Orsato është një nga më të këqijtë që njoh dhe nuk flas vetëm për sot, sepse ai i ka arbitruar ndeshjet e mia shumë herë dhe nuk e mbaj mend kurrë për mirë. Ai është një fatkeqësi. Urime Argjentinës, por penalltia e parë na vrau”,- tha në deklaratën e tij të pasndeshjes, kapiteni i Kroacisë, Luka Modric.

Deklarata shumë të rënda, të cilave u bënë edhe nga arbitri kroat Bruno Mari menjëherë pas gjysmë-finales së Botërorit në Katar.

“Argjentina është me të vërtetë favorit dhe vendimi i marrë në minutën e 32-të gjithashtu shkon në atë drejtim sepse kjo penallti nuk ekzistonte, Livakoviç nuk bëri një faull. Mund të ishte vetëm një faull portieri dhe mua më vjen keq që jam dëshmitar i një vendimi të jashtëzakonshëm, i cili ndikoi në mënyrë të drejtpërdrejtë në rezultat, nga arbitri Orsato. Kjo është e padrejtë dhe e papranueshme.”,- tha Mari në deklaratën e tij për mediat kroate.

“Megjithëse nuk jam një teoricien konspirativ , më duhet të them se ajo që tha Pepe kishte kuptim”,- shtoi ai më pas duke iu referuar goditjes së fortë të mbrojtësit portugez në lidhje me drejtimin e ndeshjes së ndeshjes kundër Marokut nga arbitri argjentinas Facundo Tello.

Penalltia që zhbllokoi lojën shkaktoi dhe një “skenë” të pakëndshme, në fushën e lojës, ku protagonist ishte Mario Mandzukic. Ish-sulmuesi i Juventusit, tashmë ndihmësi i Dalic, tha disa fjalë për Orsaton pasi penalltia u konfirmua dhe u përjashtua menjëherë. /i.m /abcnews.al