Kroacia tregon forcën me “minierën e arit”, Dinamo Zagrebit “fabrikë” yjesh

schedule18:04 - 13 Dhjetor, 2022

schedule 18:04 - 13 Dhjetor, 2022

Në vitin 1998, Kroacia u paraqit para botës së futbollit në Francë. Me Robert Prosinecki, Zvonimir Boban dhe Davor Suker si pikë referimi, vendi ballkanik arriti vendin e tretë pasi mundi Holandën.

Triumfi më i madh ndodhi në çerekfinale, kur mposhti Gjermaninë 3-0 , ndonëse në gjysmëfinale Franca ndaloi iluzionin e saj. Më pas erdhën telashet e vazhdueshme: doli në raundin e parë në vitet 2002, 2006 dhe 2014 , që i shtohet edhe kualifikim i dështuar për vitin 2010 .

Në Rusi, kroatët përsëri thyen krenarinë. Është e vërtetë, ata kaluan me penallti në 1/8 dhe çerekfinale, përkatësisht kundër Danimarkës dhe Rusisë.

Në gjysmëfinale ata rrëzuan Anglinë dhe, përsëri, Franca i mposhti. Vatreni apo “Plot zjarr”, kështu i quajnë lojtarët e tyre në Kroaci , një vend që ka më pak se 4 milionë banorë.

Zlatko Dalic vazhdoi procesin e tij stërvitor dhe mbërriti në Katar, ata mundën Rusinë në fund dhe përfunduan të parët në grupin e tyre, do të thotë, ai ishte pak minuta larg playoff-it. Ndërsa në Ligën e Kombeve fituan grupin e tyre dhe arritën në gjysmëfinale me Italinë, Spanjën dhe Holandën.

Luka Modric (37), Ivan Perisic (33), Dejan Lovren (33) dhe Marcelo Brozovic (30) janë simbolet e kësaj Krocaisë që ka një mentalitet fitues.

Në fakt, janë vetëm tetë lojtarë në skuadër që përfunduan nënkampion në Rusi. Sime Vrsaljko, Duje Caleta-Car, Ivan Rakitic (i pensionuar nga Kombëtarja) dhe Ante Rebic, autori i një goli të madh kundër Argjentinës në Botërorin e kaluar, nuk janë këtë vit.

Megjithatë, u shfaqën emra dhe mbiemra të rinj që shumë pak i dinin përpara Katarit. Dhe këtu del në pah një pikë e përbashkët, ata kanë luajtur ose luajnë për Dinamo Zagreb, klub kroat.

Dominik Livakovic: Portieri ishte vendimtar në pritjen e tre penalltive ndaj Japonisë dhe një ndaj Brazilin të Rodrygos, duke shtuar një tjetër që Marquinhos goditi shtyllën. Ai është  27 vjeç dhe ka 9 vite në Dinamo.

Josko Gvardiol: Në moshën 20-vjeçare filloi të gjitha ndeshjet e Botërorit. ” Ai është mbrojtësi më i mirë në botë . Dhe nëse ai nuk është numri një tani, ai do të jetë”, paralajmëroi trajneri i tij pas barazimit 0-0 me Belgjikën. Po, ai që mban maskën e zezë, pasi kur pësoi një dëmtim në hundë duke luajtur për Leipzig. Natyrisht ai doli nga Dinamo e Zagrebit.

Bruno Petkovic: Autor i golit të barazimit kundër Brazilit dhe golashënuesi i dytë në Ligën Kroate: këtë sezon ka shënuar tetë gola për Dinamon.

Lovro Majer: Shënoi një gol kundër Kanadasë dhe është një ndryshim fiks për pjesën e dytë. Ai u transferua te Rennesi francez dy vite më parë, i ardhur nga klubi i Zagrebit.

Rëndësia e Dinamos nuk ndalet me kaq. Modric, Lovren dhe Brozovic luajtën të gjithë aty, ashtu si edhe Andrej Kramaric, i cili shënoi një dygolësh kundër Kanadasë. Me Borna Sosa dhe Mateo Kovacic, tetë titullarë nga ata që u përballën me Brazilin kanë në rezyme klubin kroat.

Vetëm Josip Juranovic, Mario Pasalic dhe Ivan Perisic bëjnë përjashtim nga rregulli. Dhe nëse mbledhim 26 të thirrurit nga Dalic, 15 kanë veshur fanellën e Dinamos në një moment.

Në çdo rast, Dinamo nuk monopolizon gjithçka. Trajneri solli golashënuesin më të mirë në Ligën Kroate, Marko Livaja, i cili festoi 39 herë në 50 ndeshjet e fundit me Hajdukun e Splitit dhe pati kënaqësinë të shënonte ndaj Kanadasë.

Dinamo Zagreb, një klub i shkollës së vjetër

Klubi u themelua në vitin 1911 , edhe pse, për shkak të konflikteve kombëtare, klubi përfaqësoi Jugosllavinë deri në vitin 1991. Prosinecki, Boban, Suker, Modric, Mario Mandzukic, ndër të tjera, vendosën bazat e tyre aty.

“Është një institucion shumë i rëndësishëm. Ne gjithashtu duhet të njohim klube të tjera si Hajduk, Osijek, Rijeka dhe Zadar. Është shumë mirë të shohësh që kemi akademi të shkëlqyera në të gjithë Kroacinë”, ka thënë Dejan Lovren.

Me 23 tituj, Dinamo është fituesi më i mirë në vendin e tij , i ndjekur nga 6 të fituara nga Hajduk i Splitit, klube që zhvillojnë së bashku “derbin e përjetshëm”.

Përveç kësaj, Dinamo stërviti edhe disa yje të huaj, si brazilianin Eduardo dhe spanjollin Dani Olmo. /h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!