Në sfondin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës, Kroacia po rikthen shërbimin ushtarak pas 17 vitesh. Parlamenti në Zagreb votoi me shumicë dërrmuese për një ndryshim përkatës në ligj. Duke filluar nga janari i vitit 2026, meshkujt deri në moshën 29 vjeç duhet të kryejnë dy muaj trajnim bazë. Kjo pas nënshtrimit të një testi mjekësor të aftësisë. Por ka edhe disa përjashtime.
Anusiç: Ka ndryshuar gjendja e sigurisë
Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anusiç e justifikoi rikthimin e shërbimit të detyruar ushtarak me “situatën e ndryshuar të sigurisë”, pa përmendur drejtpërdrejt luftën e agresionit të Rusisë. Ministria e Mbrojtjes deklaroi se kjo qasje kishte për qëllim t’u mësonte të rinjve aftësitë dhe njohuritë themelore “të nevojshme në situata krize”. Të rinjtë aftësohen kështu të jenë në gjendje të kontribuojnë për sigurinë kombëtare.

