Kroacia rihap kufijtë e saj me 10 vende, por ka vënë një kusht për turistët e huaj

schedule03:25 - 31 Maj, 2020

schedule 03:25 - 31 Maj, 2020

Kroacia ka rihapur kufijtë e saj me 10 vende, përfshirë shumë tregje kryesore të turizmit të saj, si Austria, Gjermania dhe Republika Çeke.

Për tu futur në territorin kroat, çdo vizitor do të duhet të tregojë një test negativ për COVID-19. Instituti i Shëndetit Publik ndërkohë ka publikuar udhëzime edhe para arritjes së turistëve nga Kina në fund të janarit.

Por pandemia ka goditur rëndë industrinë e turizmit në vend, shpëtimi i të cilit sektor, përkatësisht sezonit veror ka të ngjarë të jetë një përparësi kryesore për qeverinë.

Në këtë drejtim bëhen të ditura vendet nga të cilat turistët pritet të lejohen të futen në Kroaci: Hungaria, Austria, Republika Çeke, Sllovakia, Estonia, Latvia, Lituania, Polonia, si dhe Gjermania.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!