Kroacia gati për t’u bërë pjesë e zonës Schengen

schedule12:40 - 23 Tetor, 2019

schedule 12:40 - 23 Tetor, 2019

Komisioni Europian mendon se Kroacia, prej 6 vitesh anëtare e Bashkimit Europian, tashmë është gati të jetë dhe pjesë e zonës Shenges. Por, eurodeputetja Fajon, e cilëson si një vendim të gabuar dhe politik.

Është vend anëtar i bashkimit europian prej gjashtë vitesh dhe tashmë Kroacia është gati për tu bërë pjesë e zonës Shengen.

Sipas komisionerit europian Avramopulos, Shengen është një zonë që ofron liri dhe privilegje por dhe përgjegjësi të madhe:

Të qënurit pjesë e këtij klubi nuk është dicka që duhet marrë lehtë,” paralajmëroi ai.

Pas katër vitesh vlerësimi komisioni europian mendon se Zagrebi plotëson kushtet e duhura për të qenë pjesë e zonës së qarkulimit të lirë, ku nuk ka kontrolle në kufij. Vendet që bëhen pjesë e zonës Shengen duhet të jenë në gjendje të garamntojnë sigurinë e kufijve të jashtëm, një aspect shumë i rëndësishëm ky sidomos pas krizës së emigrantëve në vitin 2015.

Një lajm i dhimbshëm për Rumaninë dhe Bullgarinë, vende anëtare të Bashkimit Europian që nga viti 2007, por që nuk janë ende pjesë e zonës Shengen.

Por kjo cështje ka shkaktuar përcarje dhe mes eurodeputetëve. Për socialistin krat Tonino Pikula, vendimi nuk është vetëm kënaqësi por dhe një lloj impenjimi për të bërë më shumë për të tejkaluar problemet ekszistuese.

Tanja Fajon socialistja sllovene, shprehet e zhgënjyer duke e konsideruar si një vendim politik. Sipas saj realiteti tregon se Shengen nuk po funksionon plotësisht dhe prandaj ky është një vendim i gabuar.

Tashmë u takon qeverive kombëtare që të vendosin nëse do i lejojnë apo jo Kroacisë të jetë pjesë e zonës Shengen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!