“Kievi dhe Zagrebi kanë rënë dakord për “mundësinë” e përdorimit të porteve kroate në lumin Danub për të eksportuar grurë ukrainas”.
Kështu u shpreh ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba pas një takimi me homologun e tij, Gordan Grlic-Radman, shkruan CNN.
“Ne ramë dakord për mundësinë e përdorimit të porteve kroate në Danub dhe Detin Adriatik për të transportuar grurë ukrainas. Tani do të punojmë për të ndërtuar rrugët më efikase drejt këtyre porteve dhe do të shfrytëzojmë sa më shumë këtë mundësi.”, tha Kuleba.
“Çdo kontribut për zhbllokimin e eksporteve, çdo derë e hapur është një kontribut real, efektiv për sigurinë ushqimore në botë. I jam mirënjohës Kroacisë për ndihmën e saj konstruktive,” shtoi ai./abcnews.l