Një grua humbi jetën në Kroaci ndërsa gjashtë të tjerë u plagosën pasi një person i armatosur hapi zjarr ndaj fqinjëve duke qëlluar këdo që shihte përpara. Ngjarja ndodhi në qytetin Sisak, rreth 60 kilometra në juglindje të kryeqytetit Zagreb, tha policia kroate në një deklaratë për shtyp.
Katër prej të plagosurve iu është dhënë ndihma mjekësore në spital, ndërsa dy të tjerët kanë marrë plagë të lehta. Siç raportojnë mediat vendase, autori 60 vjeçar ka shkuar në shtëpinë e një fqinji dhe ka hapur zjarr, më pas ka djegur dy shtëpi dhe një makinë.
Fqinjët thanë se sulmuesi më parë kishte pasur probleme mendore dhe se i akuzonte ata se e kishin helmuar./abcnews.al

