Krizë spiunësh Izrael-Turqi? Media izraelite raporton mbi arrestimet e sotme në Stamboll

schedule12:21 - 21 Tetor, 2021

schedule 12:21 - 21 Tetor, 2021

Mediat turke raportuan për arrestimin e 15 agjentëve të MOSSAD-it në Turqi gjatë ditëve të fundit, një lajm i cili ka tronditur jo pak Stambollin, ku edhe ata kishin pjesën më të madhe të aktivitetit sipas autoriteteve lokale, raporton abcnews.al.

Sipas “Sabah”, të gjithë agjentët e MOSSAD-it ishin me prejardhje arabe dhe u rekrutuan kundrejt parave dhe kërcënimeve për sekuestrimin e pasaportës nga autoritetet izraelite.

Mediat lokale raportojnë se grupi kishte shpallur si të humbur disa pjestarë të tij me qëllim që ata të operonin të pashqetësuar nga autoritetet.

Lexo edhe: Stambolli “mban frymën”, mediat: Shërbimi sekret turk arrestoi 15 agjentë të MOSSAD-it

“Sabah” raporton se grupi ishte i ndarë në 5 celula, ku dy prej tyre kishin kontakte me eprorët e tyre në MOSSAD.

Ndërkohë, në lidhje me këtë lajm kanë reaguar edhe mediat izraelite. “Jerusalem Post” nuk bën asnjë pohim apo mohim në lidhje me të arrestuarit, por i referohet autoriteteve turke duke theksuar se sipas tyre, grupi në fjalë kishte intensifikuar aktivitetin pas operacionit “ Ruajtësit e Mureve” në maj, ku mbetën të vdekur një numër i madh personash mes të dyjave palëve.

Jerusalem Post raporton duke iu referuar burimeve turke:

Njëra nga pesë celulave ishte në kontakt dhe u takua me oficerët e rastit nga Mossad dhe siguroi informacione dhe dokumente të rëndësishme për Izraelin. Sipas Sabah, informacionet për studentët turq dhe të huaj në Turqi iu dha Mossad në këmbim të pagesës. Celulat punuan ndaj kundërshtarëve të Izraelit në Turqi.

Një nga spiunët kryesorë, i identifikuar si A.B. nga raporti, thuhet se mblodhi informacione se çfarë lloj lehtësish ofron Turqia për palestinezët kundërshtarë të Izraelit në vend. A.B. hyri në Turqi në fund të vitit 2015 dhe u raportua si person i zhdukur në qershor të këtij viti, sipas raportit. Deklarimi që ai mungonte kishte për qëllim të largonte vëmendjen nga celula, e cila ishte nën mbikëqyrje në atë kohë, pohoi Sabah.

Dy të dyshuar të tjerë, të identifikuar si R.A.A. dhe M.A.S., gjithashtu u raportuan si të zhdukur.

Raporti vjen vetëm disa javë pasi media “Shehab” e lidhur me Hamasin raportoi se shtatë palestinezë të cilët ishin raportuar të zhdukur në Turqi ishin arrestuar për spiunazh të “figurave kombëtare palestineze” në Turqi për Mossad.

Jerusalem Post vijon:

Muajin e kaluar, mediat palestineze raportuan se një numër palestinezësh ishin zhdukur në Turqi. Në fillim të këtij muaji, Ministria e Jashtme Palestineze njoftoi se vendndodhja e disa prej palestinezëve të zhdukur ishte identifikuar, pasi autoritetet turke kontaktuan familjet e tyre.

Palestinezët u rekrutuan me oferta pagese apo kërcënime për të penguar rinovimin e pasaportave të tyre, sipas Shehab. Sipas medias së Hamasit, shërbimet turke të sigurisë që zbuluan se shuma parash që vinin nga GIS u dërgoheshin palestinezëve.

Qëllimi i spiunëve të GIS ishte të përgatiteshin për operacionet e vrasjeve kundër figurave kryesore palestineze në Turqi, sipas Shehab. Raporti pohoi se Izraeli ishte ngurrues për të kryer operacione vetë në Turqi për shkak të shqetësimeve të një reagimi të Presidentit turk Erdogan. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!