Krizë politike në Mal të Zi, kryeministri: Nuk do të jap dorëheqje!

schedule20:09 - 11 Nëntor, 2021

schedule 20:09 - 11 Nëntor, 2021

“Duke dhënë rezultate të dukshme dhe të njohura qartë, kjo Qeveri ka marrë mbështetje të pa rezervë për vazhdimin e rrugës së saj”. Kështu tha sot kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç.

Ai tha se pas takimit me të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe në konferencën për media për situatën aktuale politike.

“Më e rëndësishmja është që kjo Qeveri të ketë një vizion të qartë dhe të përqendruar pa mëdyshje në të ardhmen”, ka thënë Krivokapiç.

Kryeministri tha se të gjitha projektet në të cilat po punon Qeveria janë “më shumë të njohura nga bashkësia ndërkombëtare sesa nga subjektet politike në Mal të Zi”.

“Me Escobarin u fol edhe për korrupsion. Rezultatet e arritura nga qeveria tregojnë se ne mund të jemi një vend pa korrupsion dhe të reduktojmë krimin në minimum. Njëra nga pyetjet ishte se kush e shqetëson kjo Qeveri”, tha Krivokapiq.

Escobar ka deklaruar SHBA-ja qëndron pranë atyre që mbështesin një Mal të Zi sovran.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!