Krizë ekonomike në Kinë/ Qeveria bën thirrje për ndihmë financiare ndaj shtresës në nevojë

schedule17:54 - 30 Dhjetor, 2024

schedule 17:54 - 30 Dhjetor, 2024

Qeveria kineze iu ka bërë thirrje zyrtarëve lokalë për më shumë ndihmë financiare apo shpërblime për njerëzit në nevojë, ndërsa problemet ekonomike priten të jenë prezente edhe gjatë 2025-ës.

Ekonomia e Kinës ka pasur vështirësi në rritje këtë vit, kryesisht për shkak të krizës së pasurive të paluajtshme që po zgjat dhe kërkesë të dobët të brendshme. Sigurimi i punësimit, veçanërisht për të rinjtë e diplomuar, është gjithashtu një prioritet politik, sipas autoriteteve.

Autoritetet kineze kanë nënvizuar se, pavarësisht përpjekjeve për të nxitur rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë, shumë qytetarë, veçanërisht ata më të prekurit, po përballen me vështirësi të mëdha financiare dhe sociale. Me rritjen e papunësisë dhe me një ngadalësim të mundshëm të rritjes ekonomike, qeveria ka bërë thirrje për masa më të shumta mbështetjeje për ata që janë më të prekur. Kjo përfshin shpërndarjen e ndihmave direkte dhe mbështetje për sektorët që po vuajnë më shumë, për të lehtësuar pasojat ekonomike mbi shtresat më të varfra të shoqërisë. / abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!