Interi është shumë pranë rikthimit te titulli pas 10 vitesh, që mund të konsiderohet si një sukses i madh për skuadrën e Conte, me Juventus, që kishte dominuar në 9 vitet e fundit.
Zikaltërit janë drejt këtij suksesi, por as fitimi i titullit nuk i shmang nga kriza e thellë financiare, që i ka zënë për shkak të pandemisë dhe pamundësisë së Suning për të investuar.
Lojtarët prej kohësh kanë pranuar të ulin pagat e tyre, por ata kanë vendosur ta ndihmojnë edhe më tej klubin. Nga Italia mësohet se i gjithë grupi ka vendosur të heqë dorë nga bonuset e parashikuara në kontratë për fitimin e titullit kampion. /abcnews.al