Krizat në Peru, Presidentja Bolluarte bën thirrje për përshpejtimin e zgjedhjeve

schedule21:26 - 27 Janar, 2023

schedule 21:26 - 27 Janar, 2023

Presidentja e Perusë , Dina Boluarte, i ka kërkuar Parlamentit të vendit të përshpejtojë zgjedhjet e përgjithshme për dhjetor 2023 , për t’iu përgjigjur një prej kërkesave kryesore të protestuesve dhe për të nxjerrë vendin nga kriza.

Boluarte mori detyrën si presidente e përkohshëm pas përmbysjes së presidentit të zgjedhur Pedro Castillo në fillim të dhjetorit, gjë që shkaktoi protesta të dhunshme në të gjithë vendin.

Të paktën 46 persona janë vrarë në protestat deri më tani .

Kur Bolluarte mori detyrat e saj të reja, zgjedhjet pritej të mbaheshin në vitin 2026 , kur do të përfundonte mandati i paraardhësit të saj. Por për të qetësuar shpirtrat, Boluarte propozoi përshpejtimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale, për në prill 2024. Projektligji përkatës u ratifikua në Parlament, por siç e pranoi edhe ajo sot, mobilizimet vazhdojnë.

Shumë rrugë mbeten të bllokuara dhe vendi tashmë po përjeton mungesa, ndërkohë që çmimet e produkteve janë rritur shumë. Peruja është e paralizuar dhe “xhevahiri” i saj, legjendar Machu Picchu, një pol tërheqës për turistët, ka mbyllur portat e saj .

Demonstratat vazhdojnë çdo ditë, duke kërkuar dorëheqjen e presidentes dhe shpërndarjen e parlamentit. Bolluarte ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes , duke thënë se ajo do të mbetet presidente e përkohshme deri në mbajtjen e zgjedhjeve./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!