Kushtet që përjetojmë 9 muajt e parë para lindjes, pra në barkun e nënës sonë, ndikojnë tek shëndeti ynë gjatë gjithë jetës.
Kjo është vërtetuar nga një studim i publikuar së fundmi në PNAS, që zbuloi se qelizat e të lindurve në zonat e SHBA-së më të goditura nga Depresioni i Madh ekonomik i viteve 1929-1939, tregojnë shenja të plakjes së përshpejtuar.
Fakti që ngjarjet e mëdha historike ishin të lidhura me ndryshimet në epigjenomë – grupi i ndryshimeve gjenomike që nuk e modifikojnë ADN-në nuk është diçka e re.
Por “e pabesueshme” sipas epigjenetistit mjedisorit Patrik Alard, është zbulimi i shenjave të këtyre ndryshimeve tek njerëzit që janë sot në të 70-at apo 80-at e tyre.
Po cilët janë treguesit epigjenetikë?
Në fazat e hershme të zhvillimit, embrioni është si një tabelë apo një kompjuter bosh, në të cilin futet i gjithë informacioni gjenetik.
Me kalimin e kohës, qelizat shtojnë dhe heqin modifikues të ndryshëm nga ADN-ja, molekula të vogla të quajtura shënjues epigjenetikë, të cilët diktojnë mënyrën se si qelizat i zbatojnë udhëzimet e sotme dhe ato në të ardhmen. Këta shënjues ndikohen nga disa faktorë, përfshirë hormonet, dietën ushqimore dhe mjedisin.
Shtatzënia e vështirë
Për të arritur në këto përfundime, studiuesit analizuan epigjenomet e mbi 800 njerëzve të lindur në vitet 1930.
Rezultoi se qelizat e atyre që kanë lindur në rajonet e prekura nga DustBoël, seria e stuhive të rërës që goditën shtetet qendrore të SHBA-së dhe Kanadanë midis viteve 1931 dhe 1939 kanë një profil epigjenetik më të vjetër, të lidhur me një incidencë më të lartë të sëmundjeve kronike se sa të atyre që kanë lindur në vende të tjera.
Nuk është e qartë nëse ishte dieta, stresi apo faktorë të tjerë, ato që e përshpejtuan plakjen qelizore. Megjithatë në ato vite papunësia ishte mbi 25 për qind. Shumë fermerë nuk kishin asgjë për të ngrënë, dhe sigurisht që gratë nuk përjetuan një shtatzëni të qetë.
Kujdesi për mirëqenien e nënave
Rezultatet e këtij studimi nxjerr në pah rëndësinë e mirëqenies gjatë shtatzënisë, jo vetëm për nënat, por edhe për fëmijët e ardhshëm: “Ky aspekt duhet të merret parasysh gjatë hartimit të politikave të shëndetit publik dhe ndihmës sociale”– thotë Loren Shmid, koordinatore e studimit.
Për shembull reduktimi i të drejtave sociale, duke e pakësuar kohën e lejes së lindjes, bart pasoja të rënda edhe për ata që ende nuk kanë lindur. “Të gjendurit në mesin e një krize ekonomike para se të lindësh, nuk duhet që të përcaktojë sesa vite do të jetosh”, thekson Shmid.
/abcnews.al