Kriza ushqimore, shtatë anije të tjera me produkte bujqësore largohen nga portet e Ukrainës

schedule14:20 - 25 Shtator, 2022

schedule 14:20 - 25 Shtator, 2022

Shtatë anije të tjera që transportonin eksporte bujqësore u larguan nga portet e Ukrainës të dielën. Lajmin e bëri të ditur ministria e Infrastrukturës së vendit.

Kështu, në total numri i anijeve që kanë mundur të largohen nga portet e Ukrainës shkon në 218 që kur një korridor i ndërmjetësuar nga OKB përmes Detit të Zi hyri në fuqi në gusht.

Ukraina, një prodhues i madh bujqësor, deri së fundmi e ka pasur të pamundur që të eksportonte përmes detit pas pushtimit të Rusisë në shkurt deri në marrëveshjen që premtonte kalim të sigurt për anijet që transportonin të korra.

Ministria tha se nisjet e fundit e çuan sasinë totale të prodhimit të dërguar përmes korridorit në 4.85 milion ton.

“Më 25 shtator … 7 anije me 146.2 mijë ton prodhime bujqësore për vendet në Afrikë, Azi dhe Evropë u larguan nga portet e Odesa, Chornomorsk dhe Pivdennyi”, thuhet në Facebook.

Para luftës, Ukraina dërgonte deri në 6 milionë tonë drithë në muaj. /abcnews.al/