KRIZA/ Termokosi ndal furnizimin me ngrohje për konsumatorët në Prishtinë

schedule10:41 - 15 Dhjetor, 2021

schedule 10:41 - 15 Dhjetor, 2021

Ndërmarrja Publike “Termokos”, njoftoi të mërkurën, më 15 dhjetor se ka ndërprerë furnizimin me ngrohje për të gjithë konsumatorët në Prishtinë. Kjo ndërprerje, sipas “Termokos” është bërë për shkak të pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).

“Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë deri në përmirësimin e situatës dhe rikthimit të furnizimit me ngrohje”, thuhet në njoftim e ndërmarrjes.

Nga ndërmarrja, megjithatë nuk kanë dhënë afat se deri kur do të mund të rregullohet ky problem. Sipas njoftimit, aktualisht, me ngrohje janë duke u furnizuar vetëm klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Termokos” është furnizues lokal për ngrohje qendrore në Prishtinë. /REL/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!