Kriza te dera, pas Austrisë futet në karantinë edhe Bavaria në Gjermani

schedule16:37 - 19 Nëntor, 2021

schedule 16:37 - 19 Nëntor, 2021

Pas Austrisë, edhe Bavaria ka vendosur karantinë të përgjithshme në prag të muajit të festave të fundvitit për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus. Baret dhe klubet do të mbyllen, ndërsa tregjet do të qëndrojnë hapur për Krishtlindje. Duke iu referuar veçanërisht zonave të Bavarisë me më shumë raste me COVID, kryeministri bavarez Marcus Zeder deklaroi se duhet një frenim emergjent i kësaj situate.

Përgjatë kësaj kohe do të qëndrojnë hapur kopshtet, shkollat, dyqanet e shitjes me pakicë me kushtin e ruajtjes së distancës së sigurisë dhe qendrat e rehabilitimit, nën masa të forta anti COVID.

“Në këto zona do të jenë mbyllur restorantet, ambientet sportive dhe ato kulturore,  ndërsa do të lejohen grumbullimet deri në 5 persona nga e njëjta e familje. Në këtë rregull nuk përfshihen fëmijët nën 12-vjeç”.

Sa i përket pjesës tjetër të vendit, grumbullimet në evente sportive dhe kulturore do të jenë të kufizuara me 25% të kapaciteti normal, për persona të vaksinuar që i janë nënshtruar edhe  një testi PCR. Ora policore do të kthehet nga ora 22:00. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!