Kriza te Barcelona, De Jong: Ndryshimi i trajnerit nuk është zgjidhja

schedule09:48 - 30 Shtator, 2021

schedule 09:48 - 30 Shtator, 2021

Barcelona ditën e djeshme mori një tjetër humbje turpëruese në Champions këtë herë nga Benfica me rezultatin 3-0.

Frenkie de Jong pranon se Barça ka një problem, por nuk beson se zgjidhja qëndron në shkarkimin e Ronald Koeman.

Ndeshja

“Është një moment i vështirë tani. Ata shënuan të parët shumë shpejt, kjo është gjithmonë e vështirë. Në pjesën e parë ne nuk kemi luajtur keq. Ne krijuam rrezik por nuk shënuam. Pas golit të dytë loja është hapur shumë dhe ne nuk kemi qenë mirë “.

Problemet

“Unë mendoj se ne ishim të fokusuar që në fillim. Ishte një moment pa fat, por ata nuk duhet të na shënonin aq shpejt.”

Jashtë Champions

“Kanë mbetur edhe disa ndeshje dhe nëse i fitojmë ato të mbetura ka një shans. Unë jam ende i bindur se mund të kalojmë fazën e grupeve.”

Zgjidhja

“Ne duhet të vazhdojmë të luftojmë, të jemi së bashku, ta kapërcejmë këtë situatë dhe arrin të dalësh nga situata si kjo kur punon shumë dhe je i bashkuar si ekip.”

Koeman

Nuk mund të flas për Koeman, nuk është për mua. Unë nuk mendoj se ndryshimi i trajnerit mund të zgjidhë gjë.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!