Kriza prek edhe fluturimet, çmimet e biletave do të jenë më të shtrenjta

schedule16:49 - 10 Korrik, 2022

schedule 16:49 - 10 Korrik, 2022

Çmimi i biletave të linjave ajrore do të rriten me rritjen e kostove të karburantit, ka paralajmëruar një shef i industrisë ajrore.

Çmimet e naftës janë rritur për shkak të luftës në Ukrainë, raporton BBC. Këto kosto do t’u kalohen konsumatorëve, tha Willie Walsh, drejtor i përgjithshëm i Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA).

Ish-shefi i British Airways tha gjithashtu se Aeroporti Heathrow duhej të ishte përgatitur më mirë për të shmangur ndërprerjet e fundit.

Udhëtarët duhet të përgatiten që kostoja e fluturimeve do të rritet, tha Walsh për programin e mëngjesit të së dielës në BBC.

“Fluturimi do të jetë më i shtrenjtë për konsumatorët, pa dyshim”, tha ai, duke shtuar se çmimi i lartë i naftës do të reflektohet në çmimet më të larta të biletave. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!