Kriza prej koronavirusit, Van Dijk e Suarez ndihmojnë ish-klubin e tyre

schedule08:58 - 17 Maj, 2020

schedule 08:58 - 17 Maj, 2020

Pandemia botërore e koronavirusit shkaktoi jo vetëm shumë viktima anë e mbanë globit, por ka goditur rëndë edhe ekonominë. Pothuajse të gjithë fushat e ekonomisë janë të prekura dhe dëmet janë të pallogaritshme. Sigurisht dhe futbolli nuk kishte si të shpëtonte.

Në këto kohë të vështira janë klubet e vogla ato që po hasin më shumë vështirësi. Sigurisht buxheti i tyre i vogël nuk mund ta përballojë një pauzë kaq të gjatë. Për disa prej tyre janë kujtuar ish-lojtarët e tyre, që tashmë janë yje të futbollit botëror.

Mbrojtësi i Liverpool, Virgil Van Dijk, i ka ardhur në ndihmë ish-ekipit të tij, Groningen, aty ku hodhi dhe hapat e parë të karrierës. Holandezi ka blerë disa bileta sezonale, të cilat do t’i dhurojë për tifozët. Të njëjtën gjë ka bërë dhe sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez. Edhe uruguaiani në fillimet e karrierës ka luajtur për ekipin holandez. Një gjest për t’u duartrokitur ky i lojtarëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!