Gazetarja Krenare Vokshi tha për Ballkan Update se që nga shkurti i vitit të kaluar, Kosova ka kaluar në tre procese zgjedhore, duke e cilësuar situatën si të lodhshme dhe jo të mirë për qytetarët.
Ajo theksoi se vendimi i fundit i Gjykata Kushtetuese e Kosovës për pezullimin e dekretit të presidentes deri më 31 mars lidhet me interpretimin e konfliktit mes neneve 86 dhe 82 të Kushtetutës. Sipas saj, nëse dekreti shpallet jokushtetues, vendi duhet të zgjedhë presidentin brenda 60 ditësh, ndërsa nëse konsiderohet i ligjshëm, Kosova do të shkojë në zgjedhje brenda 45 ditësh.
“ Që nga shkurti i vitit të kaluar, Kosova ka pasur 3 procese zgjedhore. Është diçka shumë e lodhshme dhe jo e mirë për qytetarët. Kosova kishte zgjedhjet e fundit më 28 dhjetor dhe ishim në pritje për zgjedhjen e presidentit, ku mandati i Osmanit mbaron më 4 prill. Topi i kaloi Gjykatës Kushtetuese, e cila sa herë ka ngërç i kalohen asaj, por ajo nuk është një organ që zgjidh konflikte, por bën interpretim të kushtetutshmërisë.
Dje kishim vendimin e Kushtetueses, ku u pezullua dekreti i Osmanit deri më 31 mars, kur Kushtetuesja do ta marrë dhe do ta shqyrtojë nëse ishte i ligjshëm dekreti. Neni 86 dhe neni 82 janë në konflikt; njëri flet për shpërndarjen e Kuvendit, ku nëse nuk zgjidhet presidenti për 60 ditë.
Mbetet të shihet vendimi. Nëse aktgjykimi do ta shpallë si jokushtetues, vendit i kërkohet që të zgjedhë presidentin për 60 ditë; nëse do të shpallet i ligjshëm ky dekret, vendi do të shkojë në zgjedhje për 45 ditë.” / abcnews.al /


