Kriza politike në Itali, kabineti i Conte-s merr votëbesimin me një shumicë prej 321 deputetësh

schedule21:29 - 18 Janar, 2021

schedule 21:29 - 18 Janar, 2021

Qeveria e Giuseppe Contes në Itali mori mbrëmjen e së hënës votëbesimin në parlament pas largimit të aleatit, Mateo Renzi-it. Ky i fundit u largua nga qeveria duke marrë dhe dy ministrat.

Qeveria e Contes morri 321 vota “pro”,  250 “kundër” dhe 27 abstenime. Megjithatë sfida më e madhe do të jetë në dhomën tjetër, në senat aty ky kryeministri nuk e ka mazhorancën.

Kujtojmë se kriza në qeverinë e Italisë ka nisur për shkak të fondeve të BE-së për pandeminë dhe rimëkëmbjen ekonomike. Aleatët e Conte nuk i pranuan ndihmat e Bashkimit Evropian pasi sipas tyre, ky veprim do të krijonte varësi ndaj Brukselit. s.b/abcnews.al/