Kriza politike në Itali, di Maio: Qeveria u rrëzua nga dy forca që i “shkelin syrin” Putinit

schedule14:24 - 21 Korrik, 2022

schedule 14:24 - 21 Korrik, 2022

Ministri i Jashtëm i Italisë Luigi di Maio ka bërë ditën e sotme një deklaratë të fortë sa i përket krizës politike të vendit.

Sipas asaj që Maio tha, rrëzimi i qeverisë nuk është i rastësishëm pasi sipas tij dy forca politike i “shkelin” syrin presidentit rus Vladimir Putin.

“Sa më shpejt të shkoni për të votuar aq më mirë do të jetë. Sa më shpejt të bëhen zgjedhjet aq më e mirë për vendin. Të paktën ne të përpiqemi të shpëtojmë ligjin e buxhetit dhe të shmangim ushtrimin e përkohshëm,” u shpreh ai.

Sjellim në vëmendje se kryeministri italian Mario Draghi ka dhënë dorëheqjen. Kryeparlamentari e pezulloi seancën deri në orën 12. Vendimi erdhi pas votimit të së mërkurës për besimin kur Lega, Forza Italia dhe M5s nuk votuan dhe qeveria mori vetëm 95 pro dhe 38 jo për rezolutën e Pier Ferdinando Casini, duke arkëtuar kështu besimin, por pa një shumicë. /abcnews.al/