Kriza për energjinë, fillon beteja mes vendeve të BE-së

schedule10:07 - 4 Tetor, 2021

schedule 10:07 - 4 Tetor, 2021

Kostoja e energjisë është tashmë fokusi kryesor i BE-së dhe një nga çështjet kryesore që pritet të diskutohet gjatë Samitit në datat 21-22 tetor. Ndërkohë një sërë shtetesh kanë diskutuar ide të ndryshme mbi shkaqet dhe propozimet për trajtimin e fenomenit.

Pas propozimit të qeverisë greke për të krijuar një mekanizëm që të kompensojë çmimet e larta të energjisë duke përdorur burimet nga Skema e Tregtimit të Emetimeve (ETS), të cilën ia paraqiti Këshillit të Ministrave të Energjisë dhjetë ditë më parë në Slloveni, Spanja iu bashku nismës javën e kaluar së bashku me  Poloninë.

Gazeta spanjolle thekson se nivelet e çmimeve të energjisë elektrike nuk janë vetëm një çështje kombëtare, por një çështje e BE-së, duke theksuar se “kriza aktuale” ishte një “kërcënim” për nismat që synojnë zvogëlimin e emetimeve dhe e përshkroi nivelin aktual të çmimeve si “politikisht të paqëndrueshëm”.

Aspekti më interesant i ndërhyrjes nga ana e qeverisë spanjolle  ka të bëjë me propozimin për të krijuar një platformë pan-europiane të furnizimit me gaz.

“Ne jemi të treguar të suksesshëm me vaksinat dhe duhet ta përsërisim këtë model në fusha të tjera strategjike si kjo,” tha qeveria spanjolle.

“Prodhuesit e gazit po veprojnë në mënyrë strategjike për të rritur fitimet e tyre. Ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë në mënyrë që të mos jemi në mëshirën e tyre.” Megjithatë, një lëvizje e tillë është teknikisht komplekse, prandaj ka qenë e kufizuar në të shkuarën.

Madridi ka bërë thirrje gjithashtu të merren sa më shpejt masa.  Ndërkohë Komisioni Europian po shqyrton nismat kombëtare për të zbutur efektet dhe për të përcaktuar nëse ato janë në përputhje me ligjin e Komunitetit, raporton abcnews.al

Paketa më e diskutueshme e masave  por ndoshta jo përtej kufijve të ligjshmërisë  është ajo spanjolle (veçanërisht vendosja e një takse mbi fitimet e prodhuesve të energjisë elektrike). Ndërsa ndërhyrja e Polonisë i referohet në mënyrë indirekte Gazprom si pjesë e problemit, duke cituar “praktikat kontroverse të furnizuesit të gazit të BE -së” dhe duke vënë në dukje se “ne nuk mund të lejojmë asnjë prodhues të abuzojë me pozicionin e tij dominues dhe të përdorë furnizimet me gaz si një mjet politik.”

BE, sipas polakëve, “duhet të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion të saj për të siguruar përshtatshmërinë dhe harmonizimin e plotë me ligjin e BE-së.” Gazeta polake pohon se barra e familjeve të përfshira në rritjen e çmimeve të energjisë duhet të diskutohet në detaje në negociatat e ardhshme të paketës Fit for 55 dhe në veçanti në ETS.

Megjithatë, disa shtete anëtare janë më të kujdesshëm ndaj ndërhyrjes drastike, duke besuar se rritja e shpejtë është e përkohshme dhe se mekanizmi i tregut do t’i kthejë çmimet në nivelet e mëparshme. Komisioni pritet të paraqesë propozime që do ta bëjnë tregun europian të energjisë më elastik në periudhën afatmesme dhe do të ndihmojnë në parandalimin e rritjes ekstreme të çmimeve.

Kontributi do të jetë gjithashtu i rëndësishëm në identifikimin e shkaqeve reale të krizës energjetike.

/abcnews.al