Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kriza nga Covid-19 në Indi po thellohet, akoma asnjë shpresë për shpërndarjen e vaksinave

schedule09:56 - 10 Maj, 2021

schedule 09:56 - 10 Maj, 2021

Nga Rob Reddick, Business Standard

Vala e dytë vdekjeprurëse e Indisë vazhdon të përkeqësohet. Vendi ka shënuar mbi 300 mijë raste të reja në 24 orë  ndërsa numri i viktimave ka shkuar deri në 3 mijë në ditë. Spitalet kanë mungesa shtretërish dhe shumë prej tyre kanë mungesë oksigjeni për trajtimin e pacientëve.

Ajo çfarë është shqetësuese është mungesa e të dhënave në kohë reale, që do të thotë se numri real i rasteve dhe viktimave nuk është i njëjtë më shifrat e raportuara. Michael Head, ekspert i Shëndetit Global në Universitetin e Southampton tha se 18% e njerëzve në Indi rezultojnë pozitivë me Covid, në krahasim me 10% që deklaroi OBSH.

Kjo tregon që një numër i madh i rasteve pozitive nuk regjistrohen, që do të thotë se shpërthimi është në të vërtetë më i madh sesa shifrat që janë raportuar. Sipas Michael, një krizë humanitare po shtrihet në të gjithë Indinë, dhe kjo është një situatë shqetësuese edhe për pjesën tjetër të botës.

Rritja e rasteve mund të jetë pengesë për  mbrojtjen nga vaksinat. India është prodhuesi më i madh i vaksinave në botë, duke krijuar doza jo vetëm për vendin e saj, por edhe për vendet e tjera – përfshirë Mbretërinë e Bashkuar.

Por kur rastet e brendshme filluan të rriteshin muajin e kaluar, India bllokoi shumicën e eksporteve të vaksinave – dhe nuk deri tani nuk ka më të dhëna se kur do të rinisin eksportet përsëri. Rritja e rasteve ka bërë të mundur përhapjen e variantit B1617 – i cili u zbulua për herë të parë në Indi. Variant është zbuluar në 17 vende .

Edhe pse ende nuk është konfirmuar, ekziston frika se mutacionet e tij mund ta bëjnë atë më pak efektiv ndaj vaksinave.  Ndërsa India përballet me këtë krizë, vendet në të gjithë botën po dhurojnë furnizime dhe para, raporton abcnews.al

Sidoqoftë, dhurimet e vaksinave në Indi kanë qenë të pakta, përkundër thirrjeve për vendet me norma të larta vaksinimi për të ndarë furnizimet e tyre.  Ministri i Zyrës së Jashtme Nigel Adams  tha se Britania do ta bëjë këtë vetëm kur të ketë teprica vaksinash.

Shtetet e Bashkuara janë zotuar të dërgojnë 60 milion doza të AstraZeneca në vendet më në nevojë. Por India mund të jetë një nga vendet e fundit që do të ketë qasje në këto vaksina. Pas një fillimi të mbarë, ritmi i programit të vaksinave të Ganës ka rënë, shkruan Nana Kofi Quakyi, eskperte në Universitetin e New York-ut.

Në një masë të madhe, ky është një efekt i drejtpërdrejtë i valës së dytë të Indisë. Unioni Afrikan dhe Covax janë dy nga furnizuesit kryesorë të vaksinave në Ganë, dhe të dy marrin dozat e tyre nga Instituti i Serumit i Indisë. Kufizimi i eksporteve të saj ka bërë që furnizimet e Ganës të ulen.

Programi i vaksinave i Afrikës së Jugut gjithashtu është në kaos, sipas Veronica Ueckermann, pedagoge në Universitetin e Pretoria.  Me ritmin e sotëm të vaksinimit, do të duhet mbi një dekadë për të arritur imunitetin e tufës. Afrika e Jugut ka luftuar për të marrë doza – megjithëse ka pasur probleme me vaksinat që ka blerë gjithashtu.

Përdorimi AstraZeneca u pezullua, pasi sipas të dhënave vaksina ishte më pak efektive kundër variantit afrikan, B1351.  Shpërndarja e vaksinës Johnson & Johnson u pezullua gjithashtu për shkak të rrezikut të mpiksjes së gjakut.

Sipas Etienne Billette de Villemeur, Bruno Versaevel dhe Vianney Dequiedt, një zgjidhje ideale do të ishte që prodhuesit e vaksinave të ofrojnë “licenca vullnetare” për produktet kryesore të tyre, në mënyrë që vendet e pasura të zhvillojnë vaksinat e tyre me një çmim të ulët. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!