Kriza në Ukrainë, dy ushtarë të vrarë dhe 12 të plagosur nga bombardimet e separatistëve pro-ruse

schedule08:23 - 22 Shkurt, 2022

schedule 08:23 - 22 Shkurt, 2022

Dy ushtarë janë vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur në një seri bombardimesh nga separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore, tha ushtria ukrainase, duke shtuar se kjo ishte humbja më e rëndë që nga fillimi i vitit pas shkeljes së armëpushimit.

Sipas raportit, janë regjistruar 84 shkelje gjatë 24 orëve të fundit nga forcat e mbështetura nga Rusia, 64 prej të cilave përdorën armë të cilat janë të ndaluara nga marrëveshjet e Minskut.

Si rezultat i granatimeve, dy ushtarakë ukrainas vdiqën nga plagët  ndërsa 12 ushtarakë u plagosën, shtoi Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.

/abcnews.al