Presidenti amerikan Joe Biden do të mbajë sot një telekonferencë me liderë dhe zyrtarë të lartë nga Europa, Kanadaja dhe NATO-ja, për të diskutuar rreth krizës në Ukrainë.
Sipas APE, duke cituar burime europiane, në konferencë do të marrin pjesë Joe Biden( president i SHBA-së) Justin Trudeau (kryeministër i Kanadasë), Ursula von der Layen (Presidente e Komisionit Europian), Charles Michel (President i Këshillit Europian), Mario Draghi(kryeministri i Italisë), Jens. Stoltenberg (Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s), Olaf Solz (kancelari gjerman), Andrzj Duda (president i Polonisë), Klaus Iohannis(president i Rumanisë), Boris Johnson (kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar) dhe Emanuel Macron (president i Francës).
Ndërkohë, Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken do të takohet me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, gjatë javës së ardhshme.
/abcnews.al