Kriza në Sudan/ Erdogan: I gatshëm të ndërmjetësoj bisedimet mes palëve ndërluftuese

schedule12:14 - 9 Maj, 2023

schedule 12:14 - 9 Maj, 2023

Turqia është e gatshme të ndërmjetësojë bisedimet gjithëpërfshirëse për paqen në Sudan nëse palët e interesuara bien dakord, sipas një deklaratë të presidentit Erdogan.

Në një bisedë telefonike me Abdel Fattah al-Burhan, Erdogan tha se Turqia do të vazhdojë përpjekjet e saj në koordinim me OKB-në për të siguruar që nevojat urgjente humanitare të popullit sudanez të përmbushen.

Erdogan shprehu gjithashtu trishtimin dhe shqetësimin e tij për rritjen numrit të viktimave nga “lufta vëllavrasëse” në Sudan. Sipas deklaratës, u diskutua gjithashtu për evakuimin dhe sigurinë e qytetarëve turq në Sudan.

Gjithashtu, ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu tha të martën se Turqia kishte zhvendosur të gjithë punonjësit e saj, veçanërisht rojet e sigurisë, nga ambasada në Sudan me mbështetjen e al-Burhan.

Sudani ka qenë pa një qeveri funksionale që nga tetori i vitit 2021, kur ushtria shkarkoi qeverinë e përkohshme të kryeministrit Abdalla Hamdok dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në një lëvizje të cilësuar nga forcat politike si një “grusht shteti”.

Gjithçka filloi në gusht 2019 pas rrëzimit të presidentit Omar al-Bashir.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!