Kriza në Shkup, opozita dorëzon në Kuvend nismën për mocion ndaj qeverisë

schedule14:39 - 8 Nëntor, 2021

schedule 14:39 - 8 Nëntor, 2021

Opozita në Maqedoni, “VMRO-DPMNE” dorëzoi në Kuvend nismën për mocion votëbesimi ndaj qeverisë. Deputeti i kësaj partie Aleksadnar Nikollovski tha se pas kësaj nisme qëndrojnë 61 deputetë dhe se dita ditës pritet që kësaj nisme ti bashkëngjiten edhe deputetë të tjerë.

“Njoftoj opinionin se në këtë moment po dorëzohet iniciativa të cilën duhet ta shqyrtoj Kuvendi, për votëbesimin e qeverisë. Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja dhe BDI-ja nuk solli asgjë të mirë për vendin, por vetëm e kë thelluar varfërinë.

Kjo qeveri ka revoltuar qytetarët, kjo u dëshmua edhe në zgjedhjet e fundit. Vazhdimi i kësaj qeverie nënkupton thellimin edhe më tej të të gjitha problemeve të lartpërmendura. Qytetarët meritojnë një jetë më të mirë.

Koha është që ndarjet dhe konfliktet të ndërpriten, koha është për ndryshime. Kjo qeveri dështoi se funksion përmes konflikteve. Nuk janë kujdesur as për shtetin e as për qytetarët. Larguan vendin nga BE-ja”, tha ai.

“Iniciativa është mbështetur nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni, deputetët e Lëvizjes BESA, deputetët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativa dhe partia e Majta”, deklaroi Aleksandar Nikollovski, deputet i VMRO-DPMNE-së./ ALSAT

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!