Kriza në Shkup, deputeti i BDI: Koalicioni me ekstremistët e majtë anti-shqiptar, gabim i madh

schedule09:36 - 9 Nëntor, 2021

schedule 09:36 - 9 Nëntor, 2021

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arben Ziberi në një prononcim për TV21 tha se deputetët e Alternativës kanë qenë të manipuluar në lidhje me mbledhjen e nënshkrimeve për një shumicë të re parlamentare. Sipas tij është gabim që deputetët shqiptar të ulen me një tryezë me partinë “E Majta”.

Do të ishte gabim shumë i madh për çdo deputet shqiptar që të ulet në tavolinë aq anti-shqiptare, aq anti-amerikane, anti-progresive. Mendoj se edhe deklarata e Skender Rexhepit ishte në atë frymë, pasi siç tha edhe ai, kanë qenë të manipuluar, kinse kanë siguruar shumicë të re parlamentare, por pa dy deputetët e “E Majta”, dhe unë mendoj që për çdo deputet shqiptar do ishte shumë e vështirë që të hedh votën dhe të bëhet pjesë e asaj tryeze”, tha mes tjerash Ziberi.

Lexo edhe: Zaev vendos sot për të ardhmen, a do të futet Maqedonia në një kurs anti-Perëndim?

Nëse opozita rikthehet në pushtet, Maqedonia rrezikon të kthehet në pikën zero, pikërisht në periudhën kur Gruevski me qëndrime anti-NATO, anti-perëndimore dhe anti-shqiptare. Pasi përballë Zaevit dhe Ahmetit, përveç Mickovskit janë radhitur edhe partia Besa; koalicioni Alternativa-ASH si edhe partia “E majta”. Bëhet fjalë për një koalicion, i cili qëllim kryesor ka në fakt rrëzimin e Zaevit dhe BDI-së pasi nuk i bashkon asgjë si në politikë bërje as edhe raporti me orientimin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut.

Partitë shqiptare të Bilall Kasami; Zijadin Selës dhe Afrim Gashit janë bërë pjesë e një koalicioni ku gjendet edhe partia e famshme Maqedonase “E Majta”, e cila mban qëndrime krejtësisht anti-shqiptare dhe anti-Perëndimore. Seanca për votëbesimin e qeverisë është caktuar për të enjten në ora 11:00./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!