Kriza në Lindjen e Mesme, Blinken takim me dyer të mbyllura me kryeministrin grek

schedule11:21 - 5 Janar, 2024

schedule 11:21 - 5 Janar, 2024

Anthony Blinken do të zhvillojë një takim me dyer të mbyllura me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis këtë pasdite në shtëpinë e tij në Chania, si pjesë e nismave të ndërmarra nga diplomacia amerikane për zbutjen e krizës në Lindjen e Mesme.

Kujtojmë se kjo është hera e dytë brenda një viti që  Anthony Blinken viziton Greqinë. Vizita e parë ishte më 20 shkurt në Athinë, ku u takua me Kyriakos Mitsotakis, Nikos Dendias dhe Alexis Tsipras.

“Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken do të udhëtojë në Stamboll, Turqi, Greqi, Aman, Jordani, Doha, Katar, Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, Al Ula, Arabia Saudite, Tel Aviv  dhe Kajro,  nga 4 deri më 11 janar 2024.

Gjatë gjithë udhëtimit të tij, ministri do të theksojë rëndësinë e mbrojtjes së civilëve  Izrael dhe Bregun Perëndimor dhe Gaza. Ai do të nënvizojë rëndësinë e sigurimit të lirimit të të gjithë pengjeve, angazhimin e përbashkët për të lehtësuar shpërndarjen e ndihmave humanitare për civilët në Gaza dhe rifillimin e shërbimeve thelbësore, si dhe që palestinezët të mos zhvendosen me forcë nga Gaza.

Ai do të diskutojë gjithashtu mekanizmat urgjent për të frenuar dhunën, për të zbutur diskursin publik dhe për të ulur tensionet rajonale.

Mekanizmat përfshijnë frenimin e sulmeve Houthi ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq dhe shmangien e përshkallëzimit në Liban.

Sekretari do të riafirmojë angazhimin e SHBA-së për të punuar me partnerët për të krijuar kushtet e nevojshme për paqen në Lindjen e Mesme, e cila përfshin hapa gjithëpërfshirëse, të prekshme drejt realizimit të një shteti të ardhshëm palestinez përkrah shtetit të Izraelit, ku të dy do të jetojnë në paqe dhe siguri.

Sekretari Amerikan i Shtetit, përveç Greqisë dhe Turqisë, do të vizitojë edhe Izraelin  dhe Bregu Perëndimor, Jordaninë, Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite dhe Egjiptin”, thuhet në deklaratë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!